Chelsea, formacioni i mundshëm kundër Aston Villas dhe lajmet e konfirmuara rreth skuadrës

Futboll

Chelsea, formacioni i mundshëm kundër Aston Villas dhe lajmet e konfirmuara rreth skuadrës

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Graham Potter do të jetë pa Reece James për udhëtimin e Chelseat në Aston Villa të dielën, ndërsa klubi pret lajmet që të konfirmojnë shkallën e dëmtimit të tij.

22-vjeçari pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen kundër Milanit dhe tani do të vlerësohet nga një specialist për shkak të shqetësimeve se ai mund të jetë jashtë për javë të tëra dhe të kërkojë ndërhyrje kirurgjike.

James madje mund të humbasë përzgjedhjen me Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës “Katar 2022” me N'Golo Kante gjithashtu që është konfirmuar se nuk do të paraqitet në këtë Botëror.

Më tej, Wesley Fofana është përjashtuar deri pas Botërorit, duke e lënë Chelsean pa tre lojtarë të mëdhenj.

Pa James të dielën, “Blutë” mund të kalojnë në një katërshe mbrojtëse kështu duke ndërruar formacionin e preferuar të Potter, respektivisht 3-4-2-1, në një formacion solid 4-3-3.

Në portë pritet të mbetet Kepa, kurse katërshen e mbrojtjes pritet ta përbëjnë Azpilicueta, Koulibaly, Silva dhe Cucurella,

Në mesfushë Potter mund të startojë me Mount, Jorginho dhe Kovacic, kurse sulmuesin, Pierre Emerick-Aubameyang pritet ta mbështesin Havertz dhe Sterling.

Formacioni i mundshëm

Chelsea (4-3-3): Kepa; Azpilicueta, Koulibaly, Silva, Cucurella; Mount, Jorginho, Kovacic; Havertz, Aubameyang, Sterling

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat