Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Ferizajt, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshjen e përcjellën një numër i konsiderueshëm, 600 – 700 shikues.
Leotrim Kryeziu ka shënuar në minutën e 6-të pas një gabimit të portierit ferizajas, Rexhepi.
Prishtina pati disa raste të mira në pjesën e parë por edhe Astrit Fazliu i Ferizajt lëshoi një mundësi të artë për të barazuar rezultatin.
Edhe pjesa e dytë me një rivalitet dhe me disa raste, qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër, por kryeqytetasit ishin më konkret. Në minutën e 67-të, Kryeziu realizon golin e dytë personal tij dhe shton epërsinë në 2:0.
Në minutën e 83-të, Ferizaj ngushton humbjen (2:1) me golin e Donat Hasanit, i cili e shfrytëzoi një huti të mbrojtjes së prishtinasve
Pas javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës, Prishtina renditet në vend të tretë me 15 pikë dhe Ferizaj është në fund me 8 pikë.