Gennaro Gattuso pret që Nico Gonzalez të qëndrojë te Valencia për pjesën tjetër të sezonit, pavarësisht raportimeve që flasin se Barcelona po mendon ta kthejë mesfushorin.
Nico u largua nga "Camp Nou" në formë huazimi, duke kërkuar më shumë minuta te Valencia, por megjithatë nuk ka luajtur edhe aq shumë.
"Ai është një profesionist i madh. Ai stërvit shumë mirë. Të gjithë lojtarët duan të jenë titullarë", ka thënë italiani.
"Ai ka një kontratë njëvjeçare me ne".
Pas tetë ndeshjeve të kampionatit spanjoll, Valencia gjendet në pozitën e shtatë. Tabelën e kryeson Barcelona.