Real e ka zgjedhur të ardhmen, ja kush do të jetë pasardhësi i Ancelotti-t

Futboll

Real e ka zgjedhur të ardhmen, ja kush do të jetë pasardhësi i Ancelotti-t

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:36
Ancelotti

Në shtëpinë e Real Madrid kanë filluar të mendojnë për të ardhmen. Jo vetëm për sa i takon merkatos dhe skemave, por edhe për  një lamtumirë, të afërt ose të largët, të trajnerit Carlo Ancelotti.

Në këtë këndvështrim duket se po merren në konsideratë alternativa të ndryshme dhe një emër mbi të gjithë duket se është në avantazh.

Sipas ESPN FC, kandidati për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Los Blancos mund të jetë Xabi Alonso. Spanjolli sapo ka debutuar si trajneri i Bayer Leverkusen, duke e nisur aventurën e re me një fitore 4-0 ndaj Schalke.

Ish-futbollisti, me një të kaluar pikërisht me fanellën Merengues mes 2009-ës dhe 2014-ës, mund të kthehet në Spanjë ku ka qenë më parë trajneri i ekipit të moshave të Real-it dhe i skuadrës së dytë të Real Sociedad.

Për momentin, X abi Alonso është natyrisht i përqendruar te Bayern-i i tij dhe tek aventura e re që sapo ka filluar, por e ardhmja duket se do të jetë me të vërtetë e shndritshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat