Franca merr lajm të mirë para Botërorit “Katar 2022”

Futboll

Franca merr lajm të mirë para Botërorit “Katar 2022”

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 16:15
Franca merr lajm të mirë para Botërorit “Katar 2022”

Kur kanë mbetur afro edhe një muaj deri në fillim të Kampionatit Botëror “Katar 2022’, kombëtare të shumta janë duke iu frikësuar lëndimeve të lojtarëve me klubet e tyre përkatëse.

Rast konkret ishte edhe lëndimi i N’Golo Kantes në stërvitjet e Chelseat, ku tani ylli francez do ta humb Botërorin “Katar 2022”.

Ky nuk ishte problemi i vetëm te Franca, pasi që edhe mesfushori Paul Pogba thuhej se do të mungonte në Katar si pasojë e lëndimit.

Por sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, respektivisht nga “L’EQUIPE”, shanset e Pogbas për të luajtur në Kupën e Botës janë rritur me mesfushorin që pritet të rikthehet në stërvitje te Juventusi javën e ardhshme.

Padyshim që ky është një lajm i mirë për kombëtaren franceze, e cila dëshiron që t’i ketë futbollistët më të mirë në grumbullim për Botërorin “Katar 2022”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat