Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Arben Berisha sonte sjell dokumentarin sportiv “Një çerek-shekulli rrugëtim”.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes një njoftimi, ka bërë më dije se sonte në kinemanë ABC në Prishtinë, shfaqen dy dokumentarë vendorë me tematikë futbollin.
“Sonte prej orës 20:10 në kinemanë ABC në Prishtinë, shfaqim dy dokumentarët vendorë me tematikë futbollin.
Në 20:10 është dokumentari “Një çerek-shekulli rrugëtim”, i autorit Arben Berisha, ndërsa prej 20:27 dokumentari “Pranimi i Kosovës në UEFA, hapja e dyerve të mëdha të futbollit”, i autorit Bujar Mehmeti”, thuhet në njoftimin KOK-ut.