Mesfushori i harruar nga Reja nuk ndalet së shënuari në Angli

Futboll

Mesfushori i harruar nga Reja nuk ndalet së shënuari në Angli

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 18:56
Mesfushori i harruar nga Reja nuk ndalet së shënuari në Angli

Anis Mehmeti është kthyer padyshim në një nga emrat më të lakuar në League One, kategorinë e tretë angleze.

Mesfushori shqiptar i cili deri pak muaj më parë luante me përfaqësuesen Shpresa, vazhdon të shkëlqejë me ekipin e Uajkomb, duke gjetur rrjetën me vazhdimësi mbresëlënëse.

Kështu ka ndodhur dhe sot, teksa një gol i tij ka vulosur fitoren 3-1 ndaj Peterborou.

Në minutën e 95-të të ndeshjes, kur kundërshtarët kishin dalë të gjithë në sulm në kërkim të barazimit, ai nisi dhe finalizoi në mënyrë të shkëlqyer kundërsulmin për ekipin e tij, duke çuar shifrat në 3-1 dhe siguruar tre pikët për skuadrën e Uajkomb.

Ky ishte goli i 6 i Mehmetit në këtë sezon në vetëm 13 ndeshje të luajtura, në të cilat ka dhënë edhe një asist.

Një talent i cili meriton më shumë vëmendje edhe nga përfaqësuesja A ku trajneri Edi Reja deri tani ka vendosur të mos e grumbulloje asnjëherë lojtarin, edhe atëherë kur kishte mungesa të shumta në mesfushë apo po provonte lojtarë të rinj në miqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat