Dumfries: Tani ulem në krah të Asllanit

Futboll

Dumfries: Tani ulem në krah të Asllanit

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 19:19
Dumfries

Erdhi te Interi verën e 2021-shit për të zëvendësuar Achraf Hakimin dhe deri tani e ka bërë më së miri detyrën e tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez Denzel Dumfries, që në një rrëfim për mediat e vendit të tij, ka zbuluar detaje interesante nga stërvitja e parë me fanellën zikaltër.

“Stërvitja e parë me Interin ishte një dramë e vërtetë. Shkova nga hoteli në qendrën stërvitore dhe hapa çantën, por nuk u besoja syve. Kisha marrë dy këpucë të majta. E pabesueshme, por e vërtetë”, tregon duke qeshur Dumfries.

Më pas anësori holandez ka treguar ndihmën që i ka dhënë De Vrij për t’u ambientuar, por ka zbuluar edhe detaje nga dhomat e zhveshjes, si dhe ka vlerësuar disa prej shokëve të ekipit.

“Në fillim ndiqja mbrapa De Vrij, që më ka qëndruar pranë dhe më ka ndihmuar shumë të ambientohem. Tani ulem mes Lautaros dhe Asllanit, në dhomat e zhveshjes.

Dzeko është shumë i fortë dhe pavarësisht moshës, të habit me mënyrën si i jep disa pasime. Më pas Sanchez ishte një kënaqësi ta shihje në stërvitje. Ishte më spektakolari”, tha Dumfries.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat