As portieri Etrit Berisha as futbollisti Mërgim Vojvoda, nuk u paraqitën as një minutë në lojë në fanellën e Torinos.
Juventusi ka shënuar fitore në cilësinë e mysafirit me rezultat 1:0 ndaj Torinos, në derbin e qytetit.
Futbollisti Vllahoviq në minutën e 75-të shënoi për fitoren e “Zonjës së Vjetër”.
Pas javës së 10-të në Serie A, Juventusi renditet në vend të 7-të me 16 pikë dhe Torino në të 11-tin me 11 pikë..