Superliga e futbollit vazhdon edhe sot me tri ndeshje të tjera.
Kampioni i Kosovës luan në udhëtim te Drenica.
Skuadër kjo që po tregon një formë të mirë në futbollin elita kosovar.
Ballkani do kërkojë pikët e plota, pas humbjes dëshpëruese në garat evropiane, ndaj Sivasspor.
Malisheva pret në shtëpi sot Gjilanin.
Skuadra e Gjilanit nuk pritet të has në vështirësi, pasi Malisheva nuk po tregon lojë të mirë këtë edicion.
Llapi udhëton drejt Mitrovicës, për t`u përballur me Trepça 89` këtë xhiro.
Kjo pritet të jetë një ndeshje e baraspeshuar, pasi ekipet kanë bilance pothuajse të njëjta me njëra-tjetrën.
Të gjitha këto tri takime zhvillohen me fillim nga ora 13:00.