Skuadra e Bashkimit nga Kumanova sot shënoi fitore të madhe kundër konkurrentit për titull BVK-së në Konjare të Mesme të Shkupit, duke i mposhtur me rezultat 0-2. Presidenti i Bashkimit nga Kumanova, Armend Destani, i është gëzuar këtij suksesi.
“Edhe më krenar që isha themelues i Ilirvëe, ka shkruar Destani, i cili ka falënderuar vendësit për mikpritjen e ngrohtë.
Ja postimi i tij i plotë:
Çfarë ndjenje, çfarë krenarie!
Djemt e Bashkimit e çuan një qytet në këmbë dhe kthyen atmosferën sportive në jetë!
Në krizën më të madhe energjetike, ne gjetëm zgjidhje. Yjet tonë po e shëndrrisin një qytet!
Edhe më krenar që isha themelues i ILIREVE, që kjo gjeneratë e djemve e kanë dërguar artin e tifozërisë shumë shumë lartë!
Ju duam djema!
Falemnderit per mirepritjen e ngrohtë ekipit nikoqir te BVK dhe Sakip Fetai dhe Ardian Buzaku!