Skautët e ‘Djajve të Kuq’ në ‘San Siro’ vëzhguan Leao-n
Manchester United është një tjetër klub i madh evropian që është në gjurmët e yllit të AC Milanit, Rafael Leaos.
Sulmuesi portugez është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Sipas “Mirror” të martën e kaluar, ‘Djajtë e Kuq’ kishin dërguar skautët e tyre në ndeshjen e Milanit kundër Chelsea në kuadër të Ligës së Kampionëve për të parë nga afër Leao-n.
Ish-futbollisti i Lilles, kërkohet edhe nga Manchester City dhe PSG.
Kartoni i lojtarit vlerësohet rreth 70 milionë euro.