Sion ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Luzernës në shtëpi, e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Zvicrës.
Golat për skuadrën e drejtuar nga ish-zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani, u shënuan nga Mario Baloteli në minutën e 33′ dhe nga Musa Araz në minutën e 83′.
Ai që mori vëmendjen kryesore në këtë takim ishte Baloteli, i cili rikthehet të bëhet sërish “Super Mario”.
Sulmuesi 32-vjeçar italian ka shënuar një supergol me 102 km/h duke e dërguar topin në fundin e rrjetës dhe duke shtangur portierin kundërshtar.
Një eurogol që bëri xhiron e rrjetit.
Ky ishte goli i tij i 3 të kampionat për Balotelin me fanellën e Sionit në këtë sezon, teksa ende nuk ka dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.