Juventusi pas Rodrigo de Paul, e kërkon edhe Milani

Futboll

Juventusi pas Rodrigo de Paul, e kërkon edhe Milani

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 13:36
Juventusi pas Rodrigo de Paul, e kërkon edhe Milani

Juventusi është hedhur në sulm për mesfushorin e Atletico Madridit, Rodrigo de Paul, raportojnë mediat spanjolle.

Torinezët janë duke e monitoruar situatën e lojtarit tek madrilenët.

28 vjeçari po përpiqet te gjejë formën e tij më të mirë në sezonin e dytë tek Atletico Madrid.

De Paul dy vjet më parë ishte transferuar në Madrid nga Udinese.

Mesfushori argjentinas ka dështuar të fitojë një vend titullari në skuadrën e Diego Simones pasi ka luajtur vetëm katër nga 12 ndeshjet e Atleticos këtë sezon të garave.

Ai shpeshherë është kritikuar për problemet e tij disiplinore, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg Madridi.

Rikthimi në Serie A raportohet se është opsioni më i mundshëm, por kësaj herë jo te Udinese.

De Paul thuhet se në muajin janar mund t’i bashkohet Juventusit. Argjentinasi monitorohet edhe nga AC Milan një tjetër klub i madh italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat