Llapi kthehet me një pikë nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë. Trepça ’89 e pafat, iu mohua fitorja në fund duke luajtur baras 3:3 me Llapin në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Për Trepçën shënuan: Muja (23’), Sekiraqa (53’), Gashi (72') dhe për Llapin Shabani (50'), Fazliu (70') e Alidemaj (90+1’ – nga penalltia).
Llapi shmang humbjen në fund të takimit, Alidemaj shënon nga penalltia me rezultat 3:3.
Futbollisti i Trepçës ’89, Robert Rrahmani ka humbur penallt.
Gjuajtjen e tij nga pika e bardhë e priti në minutën e 64-t, portieri i Llapit, Ilir Avdyli.
Llapi renditet në vend të pestë me 13 pikë dhe Trepça është e shtata me 11 sosh.