Pas fitores 2-1 ndaj Sassuolos, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini është shfaqur shumë i kënaqur.
Duke folur për mediet pas takimit që i dha kreun e Seria A, tekniku tha se ndjehet shumë i lumtur ndërsa shtoi se do luftojnë që të qëndrojë për sa më gjatë të parët.
‘Është një kënaqësi e madhe të jesh në krye të kampionatit. Është një pozicion i rëndësishëm pas dhjetë ndeshjeve që nuk janë të pakta.
Renditja u jep të gjithëve entuziazëm dhe skuadra po rritet për sa i përket lojës dhe gjendjes. Tani jemi në krye dhe do të përpiqemi të qëndrojmë atje sa më gjatë që të jetë e mundur.”-deklaroi Gasperini.