Dinamo marshon drejt Superiores

Futboll

Dinamo marshon drejt Superiores

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 15:53
Dinamo marshon drejt Superiores

Dinamo ka marrë një tjetër triumf në Kategorinë e Parë, kësaj radhe duke mposhtur në transfertë Apoloninë me rezultatin 1-3 në javën e 6-ë.

Dy golat të Markut dhe një i Ymerit ishin ato që vulosën fatin e këtij takimi duke e bërë të pavlefshëm golin e Gjatës që barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 11’.

Apolonia duhet të luante dhe me një lojtarë më pak, pas daljes me karton të kuq të Topit në minutën e 43’.

Kështu “Nëndetësja” vazhdon të “lundrojë” drejt Superiores, duke u ruajtur vendin e parë me 14 pikë, ndërsa Apolonia numëron vetëm 8 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat