Bayerni “shuplakë” Frieburgut, ngjitet në vendin e dytë

Futboll

Bayerni “shuplakë” Frieburgut, ngjitet në vendin e dytë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 21:22
Bayerni “shuplakë” Frieburgut, ngjitet në vendin e dytë

Bayerni i Mynihut shfaqi propotencën e tij në përballjen me Frieburgun në “Allianz Arena”, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Skuadra e drejtuar nga Nagelsman, pasi siguroi kualifikimin në Champions, tashmë është përqendruar në Bundesligë, ku nuk pati një fillim sezoni të mirë.

Që në minutën e 13-të e zhbllokoi takimin me Frieburgun Gnabry, për të ardhur më pas te goli i Choupo-Moting sapo kaloi gjysmë ore lojë.

Sapo nisi pjesa e dytë, Sane dhe Mane e thelluan rezultatin në 4-0, ndërsa në minutën e 85-të e tundi rrjetën Sabitzer.

Një fitore e lehtë për bavarezët ndaj një kundërshtari të cilin e parakaluan në renditje e tashmë fokusi i kampionëve në fuqi është te sfida me Hoffenheimit në transfertë, më 22 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat