Dinamo që po befason në Kosovë

Futboll

Dinamo që po befason në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2022 Në ora: 22:00
Dinamo

Dinamo e Ferizajt, ekip që po befason në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Një ekip që po mahnit me lojëra në nëntë javët e para, duke shënuar 8 fitore dhe 1 barazim, pa humbje, kryeson me 25 pikë dhe ka një më shumë se KEK-u i Kastriotit.

Dinamo ka kryetrajner Burim Çerkinin, ndërsa ndihmëstrajner Fatos Ademin. 

Dinamovitët sot shënuan fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Gjakovës.

Një ekip me mbrojtje me të fortë, deri me tash ka pësuar vetëm pesë dhe shënuan gjithsej 20.

Vetëm KEK-u ka pësuar 4 gola deri me tani, duke dëshmuar se këto dy ekipe kanë mbrojtjen më të mirë. 
Çerkini tha se synojnë të ngjiten në ligën e parë. 

Një klub me organizim shumë të mirë, me lojëra cilësore synojnë t‘i realizojnë synimet që kanë para vetes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat