Drejt rikthimit në Itali, e do Juventusi

Futboll

Drejt rikthimit në Itali, e do Juventusi

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 11:48
Drejt rikthimit në Itali, e do Juventusi

Rodrigo De Paul pritet të largohet nga Atletico Madrid në merkaton e janarit. Mesfushori argjentinas ka zhvilluar nëntë ndeshje këtë sezon me ekipin kryeqytetas (439 minuta aktivizim), nga të cilat vetëm katër si titullar.

“Colchoneros” investuan 35 milionë euro për kartonin e tij në verën e kaluar, por 28-vjeçari nuk po ia del të kthehet në një titullar fiks. Raporti i tij me bashkëpatriotin Diego Simeone është thyer dhe Marca flet mbi mundësinë e një rikthimi në Serie A, ku u aktivizua me Udinesen.

De Paul mori leje nga trajneri përpara ndeshjes ndaj Sevillas në transfertë. Ai pretendoi se kishte arsye familjare, por u “kap mat” duke marrë pjesë në një event festiv pak orë para se të luhej ndeshja në Andaluzi.

Një veprim i tillë ka tërbuar teknikun e Atleticos dhe largimi është i paevitueshëm. E përditshmja spanjolle raporton se lojtari i kombëtares argjentinas mund të transferohet te Juventusi, që është në kërkim të përforcimeve në mesin e fushës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat