Sonte dorëzimi i Topit të Artë: Messi mungesa e madhe, jashtë Neymar dhe Donnarumma

Futboll

Sonte dorëzimi i Topit të Artë: Messi mungesa e madhe, jashtë Neymar dhe Donnarumma

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 15:47
Messi

Në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë është i pranishëm edhe Cristiano Ronaldo, çmim ky që do të ndahet mbrëmjen e sotme dhe që ka si favorit të madh Karim Benzema.

Ajo që bën zhurmë megjithatë është përjashtimi i Leo Messit. Argjentinasi, përveçse ka fituar 7 herë Topin e Artë, prej 16 vitesh ka qenë në listën e finalistëve, por këtë herë jo.

Megjithatë, nuk është vetëm Messi një emër i madh që do të mungojë, mungojnë gjithashtu edhe Neymar me Donnarumma, shokët e tij të ekipit. Mungesa të tjera të mëdha janë gjithashtu edhe Di Maria, Toni Kroos, Sergio Ramos, David Alaba dhe Leory Sane

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat