Çfarë po paralajmëron Sarri: Futbolli duhet të shpëtohet nga vetja dhe institucionet e tij

Futboll

Çfarë po paralajmëron Sarri: Futbolli duhet të shpëtohet nga vetja dhe institucionet e tij

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:33
Trajneri i Lazio, Maurizio Sarri

Trajneri i Lazio, Maurizio Sarri ka thënë se futbolli duhet të shpëtohet nga vet futbolli.

Trajneri italian nuk është aspak i kënaqur me rrugën që ka marrë futbolli modern.

Sarri thotë se futbollin duhet ta shpëtojmë nga vetja dhe nga institucionet e tij.

“Futbolli duhet të shpëtohet nga vetja e tij dhe institucionet e tij. Ne po shkojmë në një rrugë ku është e pamundur të shfaqet bukuri”, ka thënë Sarri.

“Me 60 deri në 70 ndeshje për vit, një vit i çon lojtarët në më pak stërvitje dhe në më pak lojëra spektakolare. Jemi në një kohë kur sporti është bërë biznes. Është qesharake”, ka shtuar italiani.

Në katër javët e ardhshme, skuadra si Napoli, Milan, Juventus e Inter do të luajnë shtatë ndeshje para se Serie A të futet në pauzë më 14 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat