Sulmuesi belg do të jetë në dispozicion të Interit!!
Romelu Lukaku, afrimi i madh i Interit këtë verë, u bllokua nga një dëmtim që fillimisht u duk i lehtë, por më pas rezultoi më i rëndë sesa mendohej, aq sa belgu ka qëndruar në bokse që nga fundi i muajit gusht.
Gjithsesi, pritjes duket se i ka ardhur fundi, duke qenë se 29-vjeçari është rikthyer në stërvitje dhe këtë javë do të punojë me regjim të plotë.
Ideja është ajo që Simone Inzagi ta ketë me vete në Firence fundjavën e ardhshme, pse jo t’i japë edhe një grusht minutash në fund, apo disa më shumë kundër Viktoria Plzenit në mesjavën pasardhëse, sfida që do të kualifikojë matematikisht në 1/8-at e Champions-it Interin, në rast suksesi në “San Siro”.