Mourinho kujton vitet te Real Madrid me Benzeman

Futboll

Mourinho kujton vitet te Real Madrid me Benzeman

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:28
Mourinho kujton vitet te Real Madrid me Benzeman

Jose Mourinho ishte trajneri i Karim Benzema për tre sezone.

Te Real Madrid nga viti 2010 deri në 2013, portugezi kujton marrëdhenien me qendërsulmuesin përmes rubrikave të “L’Equipe”.

“Topi i tij i Artë është më shumë pasojë e natyrshme e evolucionit të tij natyror, sesa rezultat i një obsesioniu personal. Kur isha trajneri i tij ai ishte një futbollist shumë i talentuar, në kërkim të identitetit të tij si një lojtar i nivelit më të lartë, me ambiciet e duhura dhe kondicionin e duhur fizik.

Doja që ai të rritej sa më shpejt dhe e kisha të vështirë. E korrigjova në të gjitha detajet, kilogramin minimal dhe minutën minimale të vonesës në stërvitje.

Nuk e di nëse kam pasur ndikim në evolucionin e tij, vetëm ai e di, por karakteri i tij i fortë e ka lejuar të përparojë”, është shprehur Mourinho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat