Shumë polemika kishte në ditën e djeshme në mbrëmjen e madhe të “Ballon d’Or”.
Këtë herë flitet për ekipin më të mirë të vitit, që u shpall Manchester City. Në vendin e dytë vinte Liverpul, ndërsa në të tretin Reali i Madridit.
Por spanjollët arritën që të fitonin Superkupën, La Ligën dhe Champions League.
Pavarësisht këtyre sukseseve, për ekipin e Ançelotit ishte vetëm vendi i tretë. Madrilenët reaguan menjëherë pas çmimit duke publikuar një “emoji” me sy, për të treguar mosbesimin, ndërsa Casillias i ka konsideruar thjeshtë: “Këto janë çmime qesharake”.