Skuadra e Bajern Munihut, sipas Florian Plettenberg, është vënë në “gjah” pas anëtarit të Borusia Mynshengladbahut dhe yllit francez, Markus Turam.
Lojtari me shumë gjasë do të jetë pa kontratë në verën e vitit 2023 dhe kjo e bën më të favorshme situatën për kampionët e Bundesliga.
Megjithatë, siç thotë Florian Plettenberg, negociatat nuk janë në ndonjë stazë të avancuar.
Edhe brenda klubit të Bajernit s’janë 100% të bindur nëse duhet të bëjnë këtë lëvizje, por Turam gjithsesi përbën temë brenda ekipit.