Gjyqi i Neymar, braziliani: Babai im është përgjegjës për firmat që unë hedh

Futboll

Gjyqi i Neymar, braziliani: Babai im është përgjegjës për firmat që unë hedh

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:15
Gjyqi i Neymar

Neymar ka marrë pjesë ditën e djeshme në gjyqin e tij i cili lidhet me transferimit e brazilianit nga Santos te Barcelona.

Dëshmitë thonë se nuk janë deklaruar të gjitha transfertat e parave për këtë kalim.

Në lidhje me këtë situatë, Neymar ka deklaruar në gjykatë:

“Babai im ka qenë gjithmonë përgjegjës, për këtë ka qenë gjithmonë përgjegjës.

Unë firmos atë që ai më thotë të firmos”, është shprehur lojtari i PSG-së pasi është pyetur nga prokurori, ku këta të fundit e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dy vjet burgim dhe 10 milionë euro gjobë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat