Më të shtrenjta i marrin shqiptarët, ora që kishte Lewandowski në mbrëmjen e Topit të Artë...

Futboll

Më të shtrenjta i marrin shqiptarët, ora që kishte Lewandowski në mbrëmjen e Topit të Artë...

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:44
Lewandowski

Në mbrëmjen e djeshme ishte ceremonia e Topit të Artë, me trofeun e madh që i kaloi Karim Benzema.

Ky i fundit e fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij. Ndërkohë jo pak vëmendje ka tërhequr edhe Lewandowski.

Ky i fundit mbante një orë në dorë, modeli “Unisex Casio Vintage” që kushtonte për një shifër qesharake sa i përket polakut, vetëm 43 euro.

Këtë e ka raportuar “Mundo Deportivo” së fundmi. Padyshim që shumë shqiptarë mbajnë në dorën e tyre orë më të shtrenjta se ajo që Lewandowski zgjodhi që të shkonte në mbrëmjen e Topit të Artë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat