Drita është gati për derbin e madh, kundër Prishtinës, e cila do të zhvillohet nesër në orën 13.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Prishtina është para sprovës së madhe, ndërsa Drita synon të vazhdojë serinë pa humbje.
Drita kryeson me 27 pikë dhe Prishtina është në vend të katërt me 15 pikë pas 11 jave në elitën e futbollit të Kosovës. Sulmuesi i Dritës Marko Simonovski tha se secila ndeshje është e rëndësishme, prandaj edhe nesër do të luftohet për fitore.
“Ne duhet të fitojmë ndeshjen e nesërme edhe pse është një ndeshje e vështirë. Nëse ne duam të bëhemi kampion duhet të japim dhe ta marrim më të mirën, të fitojmë çdo lojë.
Në tri ndeshjet nuk kam shënuar dhe në ndeshjen e fundit nuk isha fare në lojë, por shpresoj dhe besoj që në ndeshjet e ardhme të kthehem dhe të vazhdojë të shënojë sa herë që kam mundësi”, ka thënë Simonovski.