Deschamps nuk e përjashton kthimin e Pogbas për në Katar

Futboll

Deschamps nuk e përjashton kthimin e Pogbas për në Katar

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:16
Deschamps

Trjaneri i Francës, Didier Deschamps është optimist se Paul Pogba do të jetë i aftë për të luajtur gjatë muajit të ardhshëm në Kupën e Botës që mbahet në Katar.

Futbollisti i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të djathtë dhe trajneri francez është shprehur optimist në lidhje me përparimin e mesfushorit. 

“Programi i tij po shkon mirë. E rëndësishme është që ai të shërohet. Para se të mendoj nëse do ta thërras, ai duhet të shërohet", ka thënë Deschamps.  

Pogba që nga debutimi i tij në vitin 2013 për Francën ka nëntëdhjetë e një ndeshje të luajtura dhe njëmbëdhjetë gola, përfshirë edhe një në finalen e vitit 2018. 

Pogba nuk ka bërë ende një paraqitje për Juventusin që nga kthimi nga Manchester United në korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat