Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon edhe në mesjavë, ku do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.
Dueli kryesor i javës luhet të mërkurën në Gjilan, aty ku lideri i tabelës, Drita e pret Prishtinën.
Drejtësia në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka, me asistentët, Bujar Selimaj dhe Besnik Morina. Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj.
Ndeshja Llapi – Dukagjini është shtyer për shkak se Llapi mori pjesë në Superkupën Kosovë-Diasporë.