Lyoni s’do t’i marrë 1 milion eurot nga Reali

Futboll

Lyoni s’do t’i marrë 1 milion eurot nga Reali

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:26
Benzema

Karim Benzema mbrëmë e fitoi Topin e Artë, duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2022.

Ai mposhti konkurrencën e Manes, De Bruynes e Lewandowskit, për ta fituar çmimin më prestigjioz individual.

E pas këtij çmimi, fillimisht u raportua se ka përfituar edhe ish-klubi i Benzemas, Lyoni.

Në marrëveshjen e vitit 2009 mes dy klubeve, Real Madridi i detyrohej një milion euro Lyonit nëse Benzema e fiton Topin e Artë.

Por, kjo klauzolë përfshihej vetëm në kontratën e parë të Benzemas me “Los Blancos”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat