Pamja në fytyrën e tij i tha të gjitha. Kur Kylian Mbappé lexoi klasifikimin e Topit të Artë, duhet të ketë mbetur i zhgënjyer. Ai përfundoi i gjashti pas Karim Benzema (fitues), Sadio Mané, Kevin De Bruyne, Robert Lewandoswski dhe Mohamed Salah.
Një mbrëmje e keqe për fëmijën e llastuar te futbollit francez, i fishkëllyer dhe i tallur në Parisin “e tij’: ardhja e tij në Théâtre du Châtelet u shoqërua me vershellima dhe hulumtime percmuese… Një manifestim zhgënjimi që shpërtheu në rrjedhën e transmetimit të drejtpërdrejtë dhe përballë të cilit asgjë tjetër nuk mund të bënte vecse te sillej sikur skishte ndodhur asgje…
Pak e priste sigurisht, por u ndje keq: atje, rreth tij ka një ajër të helmuar; atje gjërat nuk kanë qenë kurrë më mirë. Dhe eliminimi i bujshëm i Paris Saint-Germain-it në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve sezonin e shkuar (për ironi, i ekzekutuar nga Benzema) sigurisht nuk ishte kartëvizita më e mirë për të dëshiruar diçka të kënaqshme.
Reagimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re. Përveç një duartrokitjeje dhe një buzëqeshjeje që u shfaq e detyruar kur sulmuesi i blancos u ngjit për të marrë trofeun, Mbappé doli në skenë për shqetësimin dhe zhgënjimin e shfaqur në momentet e spikatura të ceremonisë.
Aty lart ishte bomberi që hyri në fushë, duke shënuar gola me breshëri dhe shume të rëndë, i cili mbushi boshllëkun e lënë nga CR7 dhe doli nga koni i hijes. Karim ka marre lavdine e merituar dhe djersitur…
Premtimi më i madh (dhe i mbipaguar) i futbollit botëror kurre në podium në pesë vitet e fundit… Pse kaq urrejtje ndaj tij? Tifozët francezë nuk ia kanë falur kurrë as qëndrimin e lëkundur që kishin verën e kaluar, kur ai dukej një hap larg Real Madridit, përveç nënshkrimit të një kontrate të re miliardere me PSG-në, dhe as takimin më të fundit me klubin dhe dëshirën për t’u larguar në janar. .
“Nuk kam kërkuar asnjëherë largimin tim në seancën e ardhshme të transferimit – tha ai duke i mohuar ato thashetheme -. Nuk e kuptova informacionin që doli në ditën e ndeshjes në Champions League kundër Benfica. Është e gjitha false dhe nuk e di nga ku mund të kishte dalë”. Por askush nuk e besoi. Dhe në skuadër ai sigurisht nuk ka me respektin nga disa nga shokët e tij.
Krisja, megjithatë, u konsumua edhe për një arsye tjetër: çështja e sponsorëve dhe konventa për të drejtat e imazhit të lojtarëve me fanellën e Francës shkaktoi gjithashtu diskutime dhe nxiti mosmiratimin ndaj tij.