Slavia Pragën e pret një duel sa i vështirë, aq edhe i rëndësishëm në takimin e radhës në Ligën e Konferencës. Skuadra çeke luan me kampionin e Kosovës, Ballkanin në Prishtinë më 27 tetor (e enjte) në kuadër të Grupit G.
Për këtë takim “jetik” për fatin e grupit, Slavia Praha do ta ketë mbështetjen edhe të tifozëve të saj në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Tifozeria e Slavias, të njohur si “Tribuna Sever” kanë paralajmëruar udhëtim me aeroplan në drejtim të Prishtinës.
Ata kanë njoftuar anëtarët e tyre se numri i biletave në aeroplan është i limituar dhe se kanë mbetur edhe 32 vende të lira.
“Miq, dje, në bazë të numrit të regjistrimeve, u vendos që avioni për në Prishtinë për ndeshjen e radhës të Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet më 27 tetor është gati të bëjë një udhëtim! Por kjo nuk do të thotë se nuk është më e mundur të identifikohesh.
Aktualisht ka 32 vende të disponueshme dhe ato po plotësohen shpejt.
Kush heziton, mund të ndodhë që të mos i mbetet më vend” – thuhet në njoftimin e tifozëve çekë në faqen zyrtare të grupit të tifozëve.