Ferizaj synon fitore, çdo rezultat tjetër është katastrofë

Futboll

Ferizaj synon fitore, çdo rezultat tjetër është katastrofë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 22:26
Ferizaj synon fitore, çdo rezultat tjetër është katastrofë

Ferizaj është thelluar në krizë të rezultateve, si pasojë e kësaj janë edhe në fund të renditjes me vetëm 8 pikë, hiq më mirë nuk po kalon as Malisheva e cila është në pozitën e parafundit me 8 pikë pas 11 jave në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ferizajt me kryetrajner të ri, kroatin Panadiç, nesër synon fitore ndaj Malishevës, çdo rezultat tjetër është katastrofë për ta.  

“Një ndeshje interesante na pret ditën e nesërme, ku skuadrës tonë i duhet vetëm fitorja asgjë tjetër, nuk ka rëndësi. 

Duke lënë anash humbjen e xhiros së kaluar, me stërvitjet intensive nga trajneri i ri, ne nesër hyjmë me qëllimin e vetëm, arkëtimin e 3 pikëve. 

Lojtarët që nga dita e diel kanë filluar përgatitjet për këtë ndeshje, duke shfaqur seriozitet e ambicie që nesër pikët e plota të mbesin në Ferizaj. 

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Ferizaj. 

I ftojmë të gjithë adhuruesit e futbollit, e sidomos tifozët tonë, që nuk kanë munguar asnjëherë deri më tash, që nesër të jenë të pranishëm aty ku i kërkon koha dhe vendi për përkrahje te djelmoshave tanë”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat