Schalke 04 është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në futboll.
Hoffenheim i ka shkaktuar debakël me rezultat 5:1 Schalke 04. Vendasit treguan angazhim e lojë të mirë, ndërsa mysafirët zhgënjyen.
Për Hoffenheim shënuan Dabbur (5' e 43'), Angelino (16'), Kabak (51'), Kaderabek (63') dhe për Schalke 04 ka shënuar Drexler (69').
Hoffenheim është kualifikuar në të tetën e finales.