​Drita-Prishtina, “klasikja” e futbollit vendor zhvillohet sot

Futboll

​Drita-Prishtina, “klasikja” e futbollit vendor zhvillohet sot

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 08:50
​Drita-Prishtina

Lideri i tabelës së Superligës së Kosovës Drita do të ketë punë shumë të vështirë sot pasi do të përballet me Prishtinën në Gjilan.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e vlerësoi sfidë tejet të vështirë ballafaqimin me skuadrën e kryeqytetit, madje e konsideroi atë si klasike të futbollit kosovar.

Prishtina e Ismet Muniishit vjen nga fitorja ndaj Ferizajt në xhiron e fundit dhe ka mbledhur 15 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Drita është liderë me 27 pikë pas 11 ndeshjeve.

Ndeshja do të fillojë nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kjo nuk do të jetë sfida e vetme e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Po ashtu nga ora 13:00 do të zhvillohet derbi i fundit të tabelës ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit.

Të dy ekipet kanë vetëm nga tetë pikë pas 11 ndeshjeve në vendet nëntë dhe dhjetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat