Klubi i njohur gjerman merr vendimin drastik për trajnerin

Futboll

Klubi i njohur gjerman merr vendimin drastik për trajnerin

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 12:44
Frank Kramer

Klubi i njohur gjerman merr vendimin drastik për trajnerin!

Gjashtë pikë në 10 ndeshje të luajtura dhe eliminimi i turpshëm nga Kupa me rezultatin 5-1 nga Hofenhaimi kanë bërë që klubi i Shalkes të shkarkojë nga detyra trajnerin Frank Kramer.

Shalke u ngjit këtë sezon në Bundesligë, por rezultatet e fundit bëjnë të mendojnë se ajo mund të bjerë sërish nga kategoria.

Kështu klubi nga Gelsenkirshen nuk ka dashur të rrezikojë më shumë dhe menjëherë është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Kramer, në mënyrë që të evitojë sërish rënien.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat