Real Madridi raportohet se është i interesuar për të rinovuar kontratën me portierin e dytë Andriy Luni-n.
‘Gardiani’ ukrainas e di se përball Thibaut Courtois do ta ketë vështirë të sigurojë vendin e titullarit në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, ‘Los Blancos’ janë duke u përgatitur të nisin negociatat për vazhdimin e kontratës me Luni-n.
Madrilenët thuhet se shumë shpejtë, do t’ia ofrojnë kontratën e re portierit ukrainasi, i cili pavarësisht minutazh se vogël në skuadër, është i lumtur tek kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës.