AC Milan duket se është i vendosur të mbajë në skuadër yllin e tyre, Leao-n.
Sulmuesi portugez është në shënjestër të disa klubeve të mëdha evropiane, por sipas mediave italiane, kampionët në fuqi të Italisë, janë duke përgatitur një ofertë joshëse për Leao-n.
Gjashtë milionë euro në vit, plus dy milionë bonuse, thuhet se kjo do të jetë oferta e ‘Rossonerëve’ për Leao-n.
“Milani është gati të prezantojë një ofertë të rëndësishme për rinovimin e Leaos. 5-6 milionë euro fikse + 1 ose 2 të tjera bonuse për t'iu afruar 7 milionë eurove të kërkuara nga lojtari”, shkruajnë mediat italiane.
Leao tashmë është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Stefano Piolit.