Maqedonia e Veriut, të shtunën miqësore kundër Arabisë Saudite

Futboll

Maqedonia e Veriut, të shtunën miqësore kundër Arabisë Saudite

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 14:15
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut, të shtunën miqësore kundër Arabisë Saudite!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll e përbërë nga lojtarë të kampionatit vendor, i plotësuar nga Kristijan Tosevski dhe Darko Velkovski, ka fluturuar për në Abu Dhabi për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite.

Besart Ibraimi dhe Ferhan Hassani, si më me përvojë në kombëtare, por edhe Ljupço Doriev, Bojan Dimoski, Kristijan Naumovski dhe Igor Aleksovski si reprezentues aktualë, pritet të kryesojnë të tjerët, të cilët plotësohen me Bunjamin Shabani, Ali Adem, Vlatko Stojanovski, Bojan Ilievski, futbollistë tashmë të dëshmuar brenda vendit.

Lojtarët e Kombëtares do të kenë tre ditë kohë për t’u ambientuar, duke qenë se ndeshja me Arabinë Saudite është planifikuar të shtunën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat