Përmbysje e çmendur, Prishtina triumfon me dy gola të shënuara në fund 

Futboll

Përmbysje e çmendur, Prishtina triumfon me dy gola të shënuara në fund 

Nga: K.G.. Më: 19 tetor 2022 Në ora: 14:57
Pamje nga ndeshja

Prishtina kthehet me tre pikë nga Gjilani, duke e mundur me rezultat 2:1 Dritën, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina ishte me një lojtar me pak në 29 minutat e fundit, kur u përjashtua Broja, këtë e shfrytëzuan që të marrin pikët e plota nga fusha ndihmëse në Gjilan.

Në minutën e 84-të vendasit realizojnë gol përmes Balde i cili u pranua pasi u shikua sistemi VAR.

Në minutën e 90+1, Shefit Shefiti ka barazuar rezultatin 1:1.

Në Minutën e 90+3, Prishtina ka siguruar fitoren me golin e Leotrim Kryeziu, që u tregua i saktë nga penalltia.

Drita kryeson me 27 pikë dhe Prishtinë ngritët në pozitën e tretë me 18 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat