Xavi: Nëse nuk fitoj tituj do të largohem nga Barcelona

Futboll

Xavi: Nëse nuk fitoj tituj do të largohem nga Barcelona

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 15:04
Xavi: Nëse nuk fitoj tituj do të largohem nga Barcelona

Barcelona është duke kaluar një situatë të vështirë, pasi praktikisht është jashtë Ligës së Kampionëve dhe humbi lidershipin e La Ligës pasi u mund nga Real Madridi. Pavarësisht këtyre situatave, trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez ka dalë në një deklaratë për mediat ku është shprehur se do të bëjë gjithçka për të fituar tituj. Por nëse kjo nuk ndodh, ai është shprehur se do të japë dorëheqjen.

“Do të punoj gjithçka dhe më shumë për të përmbysur tabelat. Duhet të jem i sinqertë me presidentin, me klubin, me tifozët, është krijuar një skuadër për të fituar tituj. Nëse nuk marr tituj, do të vijë një trajner tjetër për të provuar. Jeta e trajnerit është e tillë, është normal”, është shprehur Hernandez.

Trajneri i Barçës e njeh mirë mjedisin e klubit dhe e sheh normale që këtë javë “ka më shumë kritika”.

“Të gjithë më inkurajojnë, më duket sikur më ka vdekur një i afërm”, tha tekniku me shaka për shkak të numrit të mesazheve që ka marrë në celular.

Për të ndryshuar situatën e vështirë, Çavi e ka të qartë se gjëja më e mirë për të bërë është të luajnë mirë dhe të marrin kreun e kampionatit. Sigurisht, ai e ka të qartë se fitorja nuk do të jetë e lehtë sepse një rival i vështirë po vjen në “Camp Nou”.

“Vijareal është një ekip fantastik, ka një trajner të madh, është një ekip që unë e dua, por lojtarët do të jenë më agresivë dhe do të luftojnë për 3 pikët”, përfundoi deklaratën trajneri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat