Lajme aspak të mira për skuadrën e Lazios, që humbet një nga futbollistët kryesor për një kohë të gjatë.
Bëhet fjalë për Ciro Immobile, i cili mbyll para kohe vitin 2022 dhe do ta shohim në fushë vitin e ardhshëm,
Klubi bardhekaltër nuk ka saktësuar kohën e rikuperimit, por do të kryhen vizita të tjera mjekësore.
Sulmuesi me shumë mundësi do të rikthehet në dispozicion të trajnerit Sarri në muajin janar.
Vizitat mjekësore kanë evidentuar një dëmtim të shkallës së mesme në bicepsin femoral të gjurit të majtë. Immobile është pika e referimit në sulmin e klubit kryeqytetas, ndaj nuk do të jetë aspak e thjeshtë për ta zëvendësuar.