Munishi: Luftuam shumë për këtë fitore

Futboll

Munishi: Luftuam shumë për këtë fitore

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 17:00
Prishtina

Prishtina ka arritur një fitore të madh sot në udhëtim tek Drita.

Prishtinasit duke se tashmë janë këndellur, duke arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në garën për pjesën e epërme të tabelës.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka thënë pas ndeshjes se futbollistët e tij fituan me meritë. Ai thotë se fitoren ia dedikon ‘Plisave’.

“Ishte ndeshje e vështirë. Drita ka skuadër të mirë që luan futboll të mirë. Bëmë një ndeshje të luftuar dhe i jemi qasur ashtu siç duhet ndeshjes ndaj Dritës. Luftuam shumë për këtë fitore dhe këtë fitore ia dedikojmë Qelit dhe po ashtu ‘Plisave’.

Do të vazhdojmë luftën edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat