Pa gola në pjesën e parë mes United e Tottenham

Futboll

Pa gola në pjesën e parë mes United e Tottenham

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit mes Manchester United dhe Tottenham, ku të dy skuadrat ende nuk kanë arritur ta gjejnë golin.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United po barazon pa gola, 0:0, me skuadrën e Tottenham.

Sipas statistikave, “Djajtë e Kuq” ishin superiorë gjatë kësaj pjese të parë, ku regjistruar plot 19 tentime për gol, pesë prej tyre drejt portës.

Në anën tjetër, Tottenhami regjistroi vetëm pesë tentime për gol, ku një prej tyre ishte në drejtim të portës së De Geas.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat