Monza vijon të surprizojë, ndërsa ka fituar në transfertë me rezultatin 2-3 ndaj Udineses, duke kaluar në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë, ekskluzivitet i “SuperSport”.
Miqtë gjetën të parë rrugën drejt rrjetës, duke realizuar me Valoti në minutën e 45’, teksa në minutën e 70’ për Monzën realizoi Molina, më pas Petagna shënoi golin e tretë për miqtë.
Ndërsa për Udinesen shënoi dygolësh Perez në minutën e 49’ dhe në minutën e 68’.
Spezia siguroi fazën e radhës së Kupës së Italisë pas fitores 3-1 ndaj Brescia-s. Për vendasit realizuan Strelec në minutën e 20’ dhe 86’ si dhe Verde në minutën e 55’.
Teksa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Moreo, edhe ai mundi të shënonte vetëm në minutën e 90+3’.
Parma fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Bari, duke siguruar raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë. Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 29’ nga Benedyczak.