Gerrard: Jam i aftë ta nxjerrë Aston Villan nga kriza

Futboll

Gerrard: Jam i aftë ta nxjerrë Aston Villan nga kriza

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 00:12
Gerrard

Steven Gerrard mbetet i bindur se ai është personi i duhur për të udhëhequr Aston Villan pavarësisht formës së dobët. 

Pozicioni i Gerrard si trajner është vënë në pikëpyetje, pasi Aston Villa gjendet pranë zonës që e largon nga Premier League, ku ka fituar vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e para të sezonit.

Mediat angleze kanë raportuar se klubi mund të bëjë një lëvizje, duke e marrë ish-trajnerin e Tottenham dhe Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, por ish-mesfushori i Liverpool është i vendosur të luftojë.

"Unë kam besim në veten time se mund ta ndryshoj këtë situatë. Do t'u tregoj të gjithëve se jam i aftë për të dalë nga kjo", ka thënë Gerrard të mërkurën.

Aston Villa do të ndeshet me Fulhamin të enjten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat