Dëmtohet rëndë dhe mbyll para kohe sezonin!
Pas 11 javësh kampionat, Lens është padyshim surpriza më e bukur në Ligue 1, pasi ia ka dalë të grumbullojë 24 pikë dhe të renditet në vendin e tretë, me vetëm 5 pikë më pak se PSG-ja që kryeson.
Megjithatë klubi francez ka marrë një lajm të hidhur pasditen e sotme, pasi mesfushori titullar Jimmy Cabot ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ka mbyllur para kohe sezonin, pasi do të rikthehet vetëm pas 7 apo 8 muajsh.
Futbollisti u largua me barelë në ndeshjen ndaj Montpellier dhe iu nënshtrua ekzaminimeve, prej ku rezultoi se ka këputur ligamentin e kryqëzuar dhe do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë të paktën 7 muaj larg fushave të lojës.