Situata është alarmante brenda klubit të futbollit Ferizaj.
Tymi i doli dje me ndeshjen me Malishevën, duke pësuar humbje me rezultat 6:0.
Është humbja më e rëndë e Ferizajt si vendas në histori të ekzistimit.
Cila është e vërteta brenda klubit? Brenda klubi ka rryma, ka njerëz që punojnë kundër njëri – tjetrit, këtë e thonë brenda klubit.
“Të shtunën që e lamë pas na ndodhi një marifet i zi para ndeshjes me Prishtinën. Zhduket fanella e Astrit Fazliut, sulmuesit më të mirë.
Kush e ka zhdukur ne nuk e dijmë, por e dijmë se u zhduk fanella!
U desh të improvizojmë një fanellë me shpejtësi dhe Fazliu të paraqitet në fushë. Ka njerëz brenda që punojnë kundër klubit.
Kjo humbje nga Malisheva është sabotazh”, - thotë një burim brenda klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”.